Doganat më të larta të Trampit hynë në fuqi duke goditur mallrat nga partnerët kryesor tregtarë të SHBA-së
- Doganat më të larta të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, të cilat lëvizin nga 10 deri 50 për qind, hynë në fuqi në mesnatë sipas kohës lindore për mallrat nga partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së.
- Post By Ramize Qamili
- 07:59, 7 gusht, 2025
Uashington, 7 gusht 2025 (MIA) - Doganat më të larta të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, të cilat lëvizin nga 10 deri 50 për qind, hynë në fuqi në mesnatë sipas kohës lindore për mallrat nga partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së.
Dogana e SHBA-së filloi me pagesën e doganave më të larta pas disa javëve me tension rreth shumës përfundimtare të doganave dhe negociatave me partnerët tregtarë, që synojnë uljen e tyre.
Mallrat që u ngarkuan në anijet që udhëtojnë drejt SHBA-së dhe ishin në tranzit para afatit të mesnatës, u lejohet të hyjnë në vend me doganat më të ulëta paraprake para 5 tetorit.
Trampi ka vendosur dogana të larta për një numër vendesh, duke përfshirë 50 për qind për mallrat nga Brazili, 39 për qind për ato nga Zvicra, 35 për qind për Kanadanë dhe 25 për qind për Indinë. Dje, ai shpalli doganë të veçantë prej 25 për qind për mallrat indiane, e cila do të zbatohet për 21 ditë, sepse India blen naftë ruse.
"Kundër-tarifat hyjnë në fuqi në mesnatë. Miliarda dollarë, kryesisht nga vende të cilët për vite me radhë kanë përfituar nga SHBA-ja me buzëqeshje në fytyrë, do të fillojnë të hynë në SHBA", shkroi Tramp në rrjetin social "Truth Social".
Tetë partnerët më të mëdhej tregtarë, të cilët përbëjnë rreth 40 për qind të tregtisë me SHBA-në, kanë arritur marrëveshje kornizë për koncesionet tregtare dhe të investimeve, duke përfshirë dhe Bashkimin Evropian, Japoninë dhe Korenë e Jugut, dhe kanë arritur të ulin normat e tyre në bazë të doganave në 15 për qind. Mbretëria e Bashkuar ka arritur 10 për qind, ndërsa Vietnami, Indonezia, Pakistani dhe Filipinet kanë arritur 19 ose 20 për qind. rq/bsh/
Foto: arkivi i EPA-s