• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dogana e Kosovës ka kapur dy automjete me mallra të kontrabanduara nga Maqedonoia e Veriut në vlerë prej 19 mijë euro

Dogana e Kosovës ka kapur dy automjete me mallra të kontrabanduara nga Maqedonoia e Veriut në vlerë prej 19 mijë euro

Prishtinë, 11 nëntor 2024 (MIA) - Dogana e Kosovës ka parandaluar dy tentime të kontrabandës në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit, duke kapur mallra të padeklaruara në dy raste të ndara.

Dogana përmes një komunikate për media njofton se parandalimi parë ka ndodhur  mbrëmë në ora 20:50, ku oficerët doganorë kanë ndaluar një automjet me targa kosovare, me ç’rast oficerët kanë zbuluar 226 paketime parfumesh nga marka si të njohura , me një vlerë totale prej 13.699.70 euro.

Pas zbulimit mallrat janë konfiskuar dhe për momentin iu janë nënshtruar procedura të origjinalitetit të tyre.

Ndërsa rasti dytë ka ndodhur po ashtu mbrëmë në orën 22:45, ku në një automjet me targa të RMV-së oficerët zbuluan 40,000 cigare elektronike me vlerë prej 4.340.00 euro, të fshehura në pjesë të ndryshme të automjetit.

Në komunikatën e Doganës së Kosovës thuhet se të dy personat kanë shkelur Kodin e Doganës dhe të Akcizave të Kosovës.

Rastet i janë referuar Sektorit të Kundërvajtjeve Doganore për veprime të mëtejshme ligjore, derisa sektori i Hetimeve është duke punuar në hetime shtesë.

Foto: Dogana e Kosovës

QËNDRONI TË LIDHUR