• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dita e dytë e marrjes në pyetje para GJND për aktivitetet e Izraelit në territorin palestinez

Dita e dytë e marrjes në pyetje para GJND për aktivitetet e Izraelit në territorin palestinez

Hagë, 20 shkurt 2024 (MIA) - Sot është dita e dytë e marrjes në pyetje para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për pasojat juridike nga okupimi izraelit i territoreve palestineze.

Seancat do të mbahen deri më 26 shkurt, pas së cilës pritet që gjykatësit disa muaj të debatojnë para se të japin mendim këshilldhënës.

Sipas paralajmërimeve paraprake, sot duhet të drejtohen përfaqësues të Republikës Afrikanojugore, Algjerisë, Arabisë Saudite, Holandës, Bangladeshit, Belgjikës, Belize, Bolivisë, Brazilit, Kanadasë, Kilit.

Nesër janë planifikuar përfaqësues të Kolumbisë, Ishujve Komore, Kubas, Egjiptit, Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA-së, Rusisë, Francës, Gambisë, Guajanas, Hungarisë.

Më 22 shkurt, janë planifikuar fjalime të Kinës, Iranit, Irakut, Irlandës, Japonisë, Jordanit, Kuvajtit, Libanit, Libisë, Luksemburgut, Malajzisë, Mauriciusit.

Më 23 shkurt, janë Namibia, Norvegjia, Omani, Pakistani, Indonezia, Katari, Mbretëria e Bashkuar, Sllovenia, Sudani, Zvicra, Siria, Tunizia.

Dhe më 26 shkurt, janë planifikuar të flasin përfaqësues të Turqisë, Zambisë, Ligës Arabe, Organizatës për bashkëpunim islamik, Unioni Afrikan, Spanjës, Fixhit dhe Maldiveve.

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2022 kërkoi nga GJND-ja të japë mendim këshilldhënës, respektivisht mendim joobligativ për pasojat juridike nga okupimi izraelit i territoreve palestineze. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR