• e premte, 05 dhjetor 2025

Disa të vdekur pasi që një autobus përplaset në një stacion në Stokholm

Disa të vdekur pasi që një autobus përplaset në një stacion në Stokholm

Stokholm, 14 nëntor 2025 (MIA) - Disa persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pasi një autobus u përplas me një stacion autobusi në qendër të kryeqytetit suedez, Stokholm.

Zëdhënësi i Shërbimit suedez të shpëtimit deklaroi se gjashtë persona u plagosën në incident, por nuk dha një numër të caktuar viktimash. Ai shtoi se nuk kishte pasagjerë në autobus në kohën e aksidentit.

Një hetim për vrasje të paqëllimshme është duke u zhvilluar. Shoferi i autobusit është arrestuar, por kjo është praktikë e zakonshme në incidente të tilla, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se autoritetet nuk kanë informacion nëse ishte sulm.

Ndërsa kryeministri suedez Ulf Kristerson njoftoi në platformën X - "Ne ende nuk e dimë shkakun e incidentit, por në këtë moment mendimet e mia janë kryesisht me viktimat dhe familjet e tyre". mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR