• e hënë, 23 dhjetor 2024

Disa sulmues të armatosur e kanë marrë hotelin "Hajat" në kryeqytetin e Somalisë

Disa sulmues të armatosur e kanë marrë hotelin
Mogadishu, 19 gusht 2022 (MIA) – Disa sulmues të panjohur e kanë marrë kontrollin ndaj hotelit në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, në çka kanë paraprirë dy shpërthime dhe të shtëna, kumtoi sot policia. “Cak i sulmit të kryer me dy auto-bomba ishte hoteli "Hajat". Një automjet është përplasur në rrethojën afër hotelit, ndërsa tjetri në portën e hotelit. Me siguri terroristët janë në hotel”, e transmetojnë agjencitë deklaratën e një polici lokal. Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi terrorist Al Shabab, i cili është i lidhur me Al Kaedën. Tani për tani nuk ka informacione për viktima në incident, por shpërthime janë dëgjuar edhe pas sulmit të personave në hotel. Hoteli "Hajat" është vend i njohur ku mblidhen deputetët dhe përfaqësuesit qeveritarë.
Sulmi i sotëm është sulmi i parë më i madh pasi presidenti Hasan Mohamud e mori funksionin në muajin maj. fb/
 

QËNDRONI TË LIDHUR