Disa pjesë të Kroacisë janë goditur nga moti i keq, meteo-alarm i kuq në pesë rajone
- Kroacia është goditur sërish nga moti i keq, pasi stuhia ka kaluar përmes Italisë dhe Sllovenisë.
Zagreb, 21 korrik 2023 (MIA) - Kroacia është goditur sërish nga moti i keq, pasi stuhia ka kaluar përmes Italisë dhe Sllovenisë.
Stuhia e fortë ka prekur veçanërisht Istrinë dhe Kvarnerin. Ka rënë breshër, ndërsa era e fortë ka shkulur pemët transmeton Indeksi.
Zagrebi është goditur sërish, ku gjithasht janë shkulur pemët. Në Rijekë ka rënë një vinç, është dëmtuar çatia e një shkolle dhe trafiku i qytetit është në kaos.
Paralajmërimi i kuq është në fuqi për rrethet e Istras, Kvarnerit, Gospiqit, Karlovacit dhe Zagrebit. Në pjesën tjetër të Kroacisë, paralajmërimi portokalli është ende në fuqi. mb/
Foto: Jutjub printskrin