Dhoma e ulët e Parlamentit italian e mbështeti Qeverinë e Melonit
- Post By Melahat Baftija
- 19:54, 25 tetor, 2022

Romë, 25 tetor 2022 (MIA) - Dhoma e ulët e Parlamentit italian e ka votuar besimin Qeverisë së kryeministres së parë femër, Xhorxha Meloni.
Në votim morën pjesë 389 nga gjithsej 400 deputetë. Mbështetjen e tyre për Melonin e kanë shprehur 235 deputetë. Kundër qeverisë së saj votuan 154 deputetë dhe pesë abstenuan nga votimi.
Më herët sot Meloni mbajti fjalim para Kuvendit ku e prezantoi axhendën e saj qeveritare dhe prioritetet e saj.
Votimi në Dhomën e Lartë të Parlamentit italian është caktuar për nesër. mb/