Dhjetëra të plagosur në Bahrein pas sulmit iranian me dronë
- Tridhjetë e dy civilë janë plagosur në një sulm iranian me dron në ishullin Sitra, në jug të kryeqytetit të Bahreinit, Manama, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e vendit, raportoi DPA.
- Post By Melahat Baftija
- 09:06, 9 mars, 2026
Manama, 9 Mars 2026 (MIA) - Tridhjetë e dy civilë janë plagosur në një sulm iranian me dron në ishullin Sitra, në jug të kryeqytetit të Bahreinit, Manama, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e vendit, raportoi DPA.
Të gjithë të plagosurit ishin qytetarë të Bahreinit, saktësoi ministria në një komunikatë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve.
Midis të plagosurve ka fëmijë, kurse katër janë në gjendje të rëndë.
Ministria e Punëve të Brendshme e Bahreinit njoftoi më parë në platformën Iks se disa ndërtesa në Sitra janë dëmtuar në sulm.
Ministria tha se "agresioni iranian po sulmon pa dallim objektiva civile dhe shkaktoi dëme materiale në një impiant për filtrim të ujit pas një sulmi me dron".
Javën e kaluar, Irani ka kryer sulme në disa vende në Lindjen e Mesme në përgjigje të sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite në territorin iranian.
Sulmet iraniane kanë synuar bazat ushtarake amerikane, si dhe objekte civile, si aeroportet dhe ndërtesat e banimit.
Sulme iraniane janë raportuar në rreth dhjetëra vendesh arabe, me ç'rast shtetet e Gjirit - përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin dhe Katarin - raportojnë një numër veçanërisht të lartë incidentesh.
Sipas Rojtersit, tym i dendur po ngrihet mbi rafinerinë kryesore të naftës së Bahreinit - Bapko, e cila është një strukturë kyçe në sektorin e energjisë së vendit. mb/
Foto: MIA