• e hënë, 23 dhjetor 2024

Despotovski: Deri në fund të vitit 2024 një miliard euro investime dhe dyfishim i numrit të të punësuarve në ZZHTI

Despotovski: Deri në fund të vitit 2024 një miliard euro investime dhe dyfishim i numrit të të punësuarve në ZZHTI
Shkup, 11 nëntor 2022 (MIA) - Drejtori i Drejtorisë për Zona zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI), Jovan Despotovski, pret që deri në fund të vitit 2024 të realizohet qëllimi i projektuar prej një miliard eurove investime dhe dyfishim të numrit të të punësuarve. Despotovski gjithashtu vlerëson se do të vazhdojë trendi i rritjes së pagave në zona, si dhe rritja e të hyrave në Buxhet. Despotovski, në paraqitjen e sontme në TV Sitel, theksoi se vetëm vitin e kaluar në Buxhet janë derdhur afërisht dy miliardë denarë sa i përket kontributeve dhe tatimi mbi të ardhurat personale, që tejkalon trefishin e mbështetjes shtetërore të paguar për kompanitë. Këto janë, siç tha ai, trefish më shumë mjete për tejkalimin e pasojave të energjetikës dhe sfidave tjera me të cilat po përballet ekonomia e vendit. "Analizat e ZZHTI tregojnë se për një euro të investuar nga shteti, kompanitë kthejnë tre, që është një efekt real pozitiv i investimeve dhe i konceptit të ri. Me konceptin e ri, kontratat investuese të kompanive tashmë përfshijnë lidhjen e një pjese të subvencioneve me një dinamikë të caktuar të rritjes së pagave. Pres që rritja të vazhdojë nga viti 2021 kur pagat në zona fillimisht kaluan mesataren shtetërore", tha drejtori. Sipas Despotovskit, qytetarët janë të lodhur nga programet, premtimet, fjalët dhe strategjitë. Ata duan rezultate konkrete dhe efekte të matshme. mb/  

QËNDRONI TË LIDHUR