• e martë, 24 dhjetor 2024

Deri në orën 15:00 në Qendër Zhupë, jehona ishte 32.8 për qind

Deri në orën 15:00 në Qendër Zhupë, jehona ishte 32.8 për qind
Dibër, 20 gusht 2022 (MIA) - Në komunën e Qendër Zhupës, deri në orën 15:00 e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës 2352 banorë, që është afër plotësimit të censusit të kërkuar prej 2385 votues. "Deri në orën 15:00, të drejtën e votës e realizuan 2352 persona ose 32.8 për qind. Krahasuar me zgjedhjet e përsëritura në prill të këtij viti, jehona deri në orën 15 është më e lartë për 8,69 për qind. Anëtarët e KZK-së bëjnë vizita të rregullta nëpër vendvotime për të inspektuar punën e këshillave zgjedhorë. Deri më tani nuk kemi pasur ankesa", deklaroi Nexhip Iljaz, kryetar i KZZ-së. Të kënaqur me rrjedhën e zgjedhjeve janë shprehur edhe qytetarët. Sot të drejtën e votës duhet ta ushtrojnë 7154 persona, ndërsa votimi zhvillohet në 16 qendra votimi. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR