• e diel, 22 dhjetor 2024

Departamenti amerikan i Shtetit: Edhe këtë vit akademik SHBA-ja është destinacioni më i kërkuar për studime ndërkombëtare

Departamenti amerikan i Shtetit: Edhe këtë vit akademik SHBA-ja është destinacioni më i kërkuar për studime ndërkombëtare
Uashington, 15 nëntor 2022 (MIA) - Departamenti amerikan i Shtetit këto ditë e feston javën e arsimit ndërkombëtar dhe në përpjekje të përbashkëta me Ministrinë e Mbrojtjes së SHBA-së e promovon "rëndësinë dhe mundësitë që i sjellë këmbimi studimor në kampuset dhe bashkësitë, si në SHBA ashtu edhe në botë". Nga Departamenti i Shtetit theksojnë se SHBA-ja sërish është në vend të parë në botë si destinacion për studime ndërkombëtare, dhe në vitin akademik 2020/2021 pranuan pothuajse një milion studentë të huaj.

Tema e këtij viti, "Të hapur për mundësi", është konfirmuar përmes Politikës vjetore të dyerve të hapura... Sipas të dhënave të kësaj politike, SHBA-ja edhe njëherë është destinacioni më i kërkuar për studime ndërkombëtare në botë, dhe në vitin akademik 2020/21 në kolexhe dhe universitete u pranuan 948.519 studentë të huaj, apo 4 për qind më shumë se vitin e kaluar, thuhet në kumtesën e djeshme.

Thuhet se politika e dyerve të hapura jep qasje edhe në ndikimin e pandemisë ndaj vizitës së studentëve amerikanë në studime ndërkombëtare. Sipas programit, për shkak të pandemisë, më pak studentë amerikanë kanë mësuar jashtë vendit dhe mësimin e kanë ndjekur virtualisht, apo me prani të planifikuar individuale. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR