• e premte, 05 dhjetor 2025

Xh.D. Vens: Evropa duhet ta bartë pjesën më të madhe të barrës për sigurinë në Ukrainë

Xh.D. Vens: Evropa duhet ta bartë pjesën më të madhe të barrës për sigurinë në Ukrainë

Uashington, 21 gusht 2025 (MIA) - Nënpresidenti amerikan, Xh.D Vens, deklaroi se vendet evropiane do të duhet ta mbajnë pjesën më të madhe të barrës për garancitë e sigurisë së Ukrainës.

"Nuk mendoj se ne duhet ta mbajmë këtë ngarkesë. Mendoj se duhet të ndihmojmë në marrëdhëniet për ndalimin e luftës dhe vrasjeve. Por duhet të presim, ndërsa presidenti sigurisht këtë e pret që Evropa të luajë rol udhëheqës", tha Vens në programin "the Ingraham Angle" në Foks njuz.

"Pa marrë parasysh se çfarë forme do të ketë, evropianët do të duhet të mbajnë pjesën më të madhe të barrës", shtoi nënpresidenti amerikan. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR