• e premte, 05 dhjetor 2025

Dështoi edhe një raund i negociatave për armëpushim midis Hamasit dhe Izraelit

Dështoi edhe një raund i negociatave për armëpushim midis Hamasit dhe Izraelit

Gazë, 7 korrik 2025 (MIA) - Negociatat në Katar për armëpushim midis Hamasit dhe Izraelit kanë përfunduar pa rezultate, deklaruan dy burime anonime palestineze.

Sipas tyre, sesioni i parë i bisedimeve indirekte në Doha dështoi sepse "delegacioni izraelit nuk ka pasur autorizim të vërtetë për të arritur marrëveshje me Hamasin".

Bisedimet vazhduan dje para vizitës së tretë, në afat prej gjashtë muajve, të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut në Shtëpinë e Bardhë.

Netanjahu, para se të nisej për në Uashington, theksoi se negociatorët izraelitë të përfshirë në bisedimet për armëpushim kishin udhëzime të qarta për të arritur marrëveshje armëpushimi sipas kushteve që Izraeli i pranoi. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR