Dështoi edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
- Deputetët e Kosovës nuk arritën edhe sot të zgjedhin kryetar të Kuvendir nga tre kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Si rezultat, nuk janë zgjedhur nënkryetarë dhe procesi i konstituimit të Shtëpisë ligjvënëse nuk ka përfunduar.
- Post By Melahat Baftija
- 14:16, 24 gusht, 2025
Prishtinë, 24 gusht 2025 (MIA) - Deputetët e Kosovës nuk arritën edhe sot të zgjedhin kryetar të Kuvendit nga tre kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Si rezultat, nuk janë zgjedhur nënkryetarë dhe procesi i konstituimit të Shtëpisë ligjvënëse nuk ka përfunduar.
Në seancën e sotme, Hekuran Murati u propozua përsëri për kryetar të Kuvendit, i cili nuk mori numrin e kërkuar të votave në seancën e kaluar. Nga 106 deputetë të pranishëm sot, 55 votuan "pro" Muratit, 46 "kundër" dhe pesë abstenuan.
Më pas, për kryetare të Kuvendit u propozua deputetja dhe u.d. ministre aktuale e Arsimit, Arbërie Nagavci, u propozua për kryetare të Parlamentit, por as ajo nuk mori numrin e kërkuar të votave, pasi 55 deputetë votuan "pro", 47 ishin "kundër" dhe katër kishin "abstenuar".
Në përpjekjen e tretë, deputeti Dimal Basha u propozua për kryetar, por as ai nuk mori numrin e kërkuar të votave. "Për" të votuan 57 deputetë, 25 ishin "kundër", ndërsa 24 abstenuan.
Pas tre votimeve të pasuksesshme, seanca u pezullua dhe do të vazhdojë më 26 gusht. mb/
Foto: MIA