• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dënimet me vdekje në Alabama janë ndërprerë pas tre ekzekutimeve të pasuksesshme

Dënimet me vdekje në Alabama janë ndërprerë pas tre ekzekutimeve të pasuksesshme
Birmingem, Alabama, 21 nëntor 2022 (MIA) – Guvernatorja e Alabamas, Kej Ajvi sot kërkoi moratorium të përkohshëm të ekzekutimeve në shtetin amerikan dhe urdhëroi kontroll “nga koka tek këmbët” të të gjithë sistemit të kryerjes së dënimit më të ashpër pas tre injeksioneve vdekjeprurëse të pasuksesshme. Luftëtarët kundër dënimit me vdekje në SHBA konsiderojnë se një rezultat i tillë është paprecedent. Kabineti i Kej Ajvi kumtoi se ajo i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm Stiv Marshall që t'i tërheqë urdhrat për ekzekutim për dy të dënuarit me vdekje, ndërsa nga  Enti shtetëror për kryerjes e sanksioneve tërësisht ta shqyrtojë sistemin për kryerjen e dënimit me vdekje në Alabama. Ajvi, gjithashtu kërkoi nga Marshall të mos caktojë më ekzekutime derisa nuk përfundon rishikimi i sistemit. Kërkesa e guvernatores së Alabamës vijon pas ekzekutimit të pasuksesshëm të Kenet Juxhin Smit të martën e kaluar. Ai është rasti i tillë i dytë në Alabalma në dy muajt e fundit, ndërsa i treti nga viti 2018, që është pa precedent. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR