• e hënë, 23 dhjetor 2024

Cipras: Përgjimi për Micotakisin është një metodë qeverisjeje dhe një metodë për të siguruar pushtetin

Cipras: Përgjimi për Micotakisin është një metodë qeverisjeje dhe një metodë për të siguruar pushtetin
Athinë, 18 nëntor 2022 (MIA) - Për zotëri Micotakisin, përgjimet nuk janë "rast fatkeqësie", ato janë metodë e qeverisjes, metodë e sigurimit të fuqisë përmes mbledhjes së informatave kyçe nga të gjithë, së pari nga njerëzit rreth tij për t'i siguruar heshtjen  dhe tolerancën e tyre,  që gjithsesi bëhet edhe bashkëfajësi. Para se gjithash, toleranca e tyre ndaj praktikave të regjimit, tha lideri i SYRIZËS Aleksis Cipras gjatë fjalimit të tij para grupit të deputetëve të partisë, duke folur për rastin me përgjimet në Greqi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Kreu i partisë opozitare theksoi se nëse "demokracia parlamentare do të funksiononte në kushte normale", sot nuk do të kishte një mbledhje të grupit parlamentar të SYRIZA-s, por do të kishte një "proces thelbësor parlamentar", nëse kryeministri grek do të pranonte tu përgjigjej  pyetjeve të tij parlamentare. Ai shtoi se "Micotakis fshihet" për të tretën javë, duke theksuar se "fshihen vetëm ata që janë fajtorë" dhe theksoi se ka prova dhe i vetmi që ka mundësi t’i zbulojë është kryeministri dhe "sepse ai e di saktësisht se ka prova, prandaj fshihet". Cipras vuri në dukje se vendi është në kushte të jashtëzakonshme, shoqëria është në gjendje të jashtëzakonshme, "po fundoset dhe po shkatërrohet nga shtrenjtimet, nga fitimet, nga përkeqësimi frikësues i pabarazive". "Qeveria e cila përgjon nuk do të ketë më nevojë të dëgjojë se çfarë thonë të gjithë. Sepse e gjithë shoqëria tashmë po brohorit me zë të lartë dhe të gjithë mund ta dëgjojnë lehtësisht. Zëri i të gjithëve me kalimin e kohës shndërrohet në një "Largohuni" masive", theksoi Cipras. Ai shtoi se shumë shpejt Micotakis dhe kolegët e tij "do të kuptojnë se askush nuk mund të luajë" as me shoqërinë dhe as me vetë demokracinë. sa/ Foto: SYRIZA

QËNDRONI TË LIDHUR