Bullgaria ka ndërmarrë kontrollin mbi terminalin e naftës nga kompania ruse Lukoil
- Parlamenti bullgar sot ka marrë vendim për anulimin e koncesionit të kompanisë ruse të naftës Lukoil për menaxhimin e terminalit të naftës Rosenec, afër portit të Burgasit në Detin e Zi.

Sofje, 21 korrik 2023 (MIA) - Parlamenti bullgar sot ka marrë vendim për anulimin e koncesionit të kompanisë ruse të naftës Lukoil për menaxhimin e terminalit të naftës Rosenec, afër portit të Burgasit në Detin e Zi.
Projektligji u votua në lexim të parë. “Pro” votuan 144 deputetë të Parlamentit me 240 deputetë.
Marrëveshja parashikon gjithashtu se Lukoilit do t'i lejohet ta përdorë terminalin e naftës edhe pas përfundimit të koncesionit, por më pas do të duhet t'i paguajë taksa qeverisë bullgare.
Tërheqja e koncesionit duhet ta përshpejtojë hyrjen e vendit në zonën Shengen të Bashkimit Evropian pa kontrolle kufitare. mb/
Foto: EPA