• e martë, 24 dhjetor 2024

Bullgaria i kërkon BE-së një shtyrje dyvjeçare, përpara se të ndalojë plotësisht importin e naftës ruse

Bullgaria i kërkon BE-së një shtyrje dyvjeçare, përpara se të ndalojë plotësisht importin e naftës ruse
Sofje, 7 maj 2022 (MIA) - Kryetari i Komitetit për Energjetikë në Kuvendin Popullor të Bullgarisë, Radosllav Ribarski për "bTV" deklaroi se Bullgaria kërkon nga KE-ja për dy vjet të anulohet ndërprerja e importit të naftës ruse. Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Ribarski deklaroi se tani për tani nuk ka përgjigje zyrtare nga Komisioni Evropian në kërkesën e Bullgarisë. Nëse nuk merret anulim, Bullgaria mund të vendosë veto  në vendimin e përbashkët. Bullgaria është kategorike se do të luftojmë deri në frymën e fundut për të marrë anulim. Siç përkujton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, me pakon  e gjashtë të propozuar të sanksioneve kundër Rusisë, KE parashikon një ndërprerje graduale të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR