• e diel, 22 dhjetor 2024

Buçkovski: Marrëveshja e vitit 2017 është çelësi i përparimit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Buçkovski: Marrëveshja e vitit 2017 është çelësi i përparimit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut
Sofje, 16 janar 2022 (MIA) – Në programin “Flit tani” në BNT ish negociatori nga pala e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Vllado Buçkovski ka komentuar se ende beson që çelësi për përparimin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është marrëveshja e vitit 2017. Siç ka njoftuar korrespondenti i MIA-s në Sofje, sipas Buçkovskit deklarimi i Parlamentit të kaluar bullgar ka shkaktuar probleme në marrëdhëniet mes dy vendeve, nga ana tjetër Bullgaria konsideron se Maqedonia e Veriut nuk e përmbush marrëveshjen. Por, Shkupi konsideron se deklarata nuk mund të ketë vlerë më të madhe nga marrëveshja, pasi është ratifikuar nga Parlamentet e dy vendeve. Lidhur me infrastrukturën, sipas Buçkovskit, Shkupi ka bërë dyfish më shumë se Sofja, duke dhënë shembullin e financimit të hekurudhës deri në Kriva Pallankë ku janë siguruar 400 milionë euro. Më pas, për 45 minuta më pak udhëtim nga Shkupi në Sofje në rrugën Rankovcë-Kriva Pallankë dhe pjesa nga Kriva Pallanka deri në Deve Bair do të jetë gati deri në fund të vitit 2022. Në të njëjtën kohë, thotë ai, duhet të bëhet lidhje me autostradën për në Shtip e cila përmes Dellçevës dhe Bllagoevgradit duhet të ketë lidhje me Bullgarinë. Sipas tij, asnjë nga bullgarët në Maqedoninë e Veriut nuk i ka sinjalizuar Avokatit të Popullit të Maqedonisë së Veriut ose Komisionit për diskriminim se të drejtat e tyre janë të kufizuara në baza nacionale. Që të ndryshohet Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe në të të përfshihen bullgarët shpjegon se duhet të ketë 2/3 ose 81 deputetë. Opozita në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut përfaqësuar nga VMRO-DPMNE kundërshton këtë, por njëherësh sinjalizon se dëshiron reciprocitet edhe krahas asaj që Kushtetuta bullgare nuk ka element të tillë. “Zgjidhja është në marrëveshjen, dy qeveritë doemos ta kthejnë besimin. Problemi ka qenë se Bullgaria nuk ka pasur qeveri tetë muaj”, ka shtuar Buçkovski që sipas tij ka ndikuar edhe në dinamikën e përgjithshme të kërkesës së zgjidhjes së problemit. Për të është kyçe çështja pse bllokada erdhi nga pala bullgare, që ka qenë enigmë e madhe për të. fab/

QËNDRONI TË LIDHUR