• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Britania e Madhe më 8 tetor do të jetë nikoqire e samitit të Ballkanit Perëndimor

Britania e Madhe më 8 tetor do të jetë nikoqire e samitit të Ballkanit Perëndimor

Londër, 8 gusht 2025 (MIA) - Britania e Madhe do të jetë nikoqire e takimit ndërkombëtar në nivel të lartë për rajonin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në tetor, kumtoi sot Qeveria britanike.

Takimi do të mbahet në kështjellën Hilsboro, jo shumë larg nga Belfasti, dhe është pjesë e bisedimeve më të gjera që po organizohen nga Britania e Madhe për ndërtimin e qëndrueshmërisë, përballjen me emigracionin e paligjshëm dhe nxitjen e rritjes ekonomike.

"Ministri i Punëve të Jashtme Dejvid Lami më 8 tetor në Belfast do të mirëpresë më shumë se 15 ministra evropianë, për të diskutuar promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor, duke përforcuar sigurinë kolektive të Evropës", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR