• e martë, 24 dhjetor 2024

Brigada e Ndihmës së Forcave të Sigurisë së SHBA-SFAB mbërriti në Shqipëri

Brigada e Ndihmës së Forcave të Sigurisë së SHBA-SFAB mbërriti në Shqipëri
Tiranë, 1 korrik 2022 (MIA) - Brigada e Ndihmës së Forcave të Sigurisë së SHBA-së, një njësi stërvitore ushtarake që është në partneritet me njësinë kryesore ushtarake shqiptare, ka mbërritur në Shqipëri, transmetoi agjencia Ballkan ueb. Shtohet se në ceremoninë e organizuar me këtë rast, në prani të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, ambasadorja amerikane Juri Kim theksoi "rëndësinë ndërvepruese me aleatët e NATO-s në një terren të ri për sigurinë botërore". "Derisa  shënojmë 100 vjet nga vendosja e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve tona, ne gjejmë një mënyrë vërtet historike për t'i çuar marrëdhëniet tona ushtarake në lartësi të reja. Për vite me radhë, trupat shqiptare dhe amerikane u stërvitën, luftuan dhe jetuan krah për krah. Por sot, ne shënojmë një hap të rëndësishëm në partneritetin tonë dypalësh të mbrojtjes këtu në Shqipëri", deklaroi Kim. Ajo theksoi se këtë vit, më 9 mars, në Tiranë u ngrit shtabi rajonal për Ballkanin i forcave speciale amerikane – prania e parë e përhershme në historinë e forcave ushtarake amerikane në Shqipëri. Sipas saj, nën drejtimin e ministrit Peleshi dhe gjeneral brigade Kingxhi, forcat shqiptare vazhdojnë të përmirësohen përmes modernizimit, zhvillimit të infrastrukturës dhe ndryshimeve strukturore që do të luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për sigurinë rajonale dhe globale. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR