• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bosnje e Hercegovina i bashkohet iniciativës globale të SHBA-së

Bosnje e Hercegovina i bashkohet iniciativës globale të SHBA-së
Sarajevë, 16 gusht 2022 (MIA) – Në ftesë të sekretarit amerikan të shtetit, Entoni Blinken, Bosnje e Hercegovina i bashkohet iniciativës globale të SHBA-së kundër arrestimit dhe deportimit të personave në territorin e Ukrainës të cilët janë nën kontroll të Federatës ruse. “Ne bashkohemi në dënimin e aktiviteteve të të ashtuquajturit operacion filtrues për arrestimin dhe deportimin me dhunë të civilëve ukrainas në Rusi. Procesi i filtrimit përfshin ndalim të përkohshëm, grumbullim të të dhënave, marrjen në pyetje dhe, në disa raste, maltretim të të burgosurve dhe zbatohet në qendra të ndryshme për përpunim të përkohshëm – shpesh herë paralelisht me përpunimin e personave të zhvendosur brenda vendit dhe refugjatëve”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës, transmeton Fena. Për shkak të rezistencës së papritur të Ukrainës, besohet se plani për filtrim ndikon në qindra mijëra civilë ukrainas. Nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, janë identifikuar operacione për filtrimin e të paktën 18 lokacioneve të mundshme në Ukrainën lindore dhe në Rusinë perëndimore. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR