• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borrell u ka bërë thirrje vendeve që t'i bashkohen Gjermanisë në dërgimin e tankeve në Ukrainë

Borrell u ka bërë thirrje vendeve që t'i bashkohen Gjermanisë në dërgimin e tankeve në Ukrainë

Bruksel, 15 shkurt 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë evropiane, Zhosep Borrell, në një intervistë të publikuar sot u bëri thirrje vendeve që t'i bashkohen Gjermanisë në dërgimin e tankeve në Ukrainë, pasi mediat raportuan se Danimarka dhe Holanda janë tërhequr nga dërgimi i tankeve "Leopard 2" në Kiev.

“Vendet duhet të dorëzojnë sa më shumë tanke, sa më shpejt që të jetë e mundur. Do të ishte shumë zhgënjyese nëse tani, pasi e kanë drejtuar gishtin drejt Gjermanisë që nuk ka bërë asgjë për kaq shumë kohë, ato vende nuk e bëjnë këtë”, deklaroi Borrell për televizionin Feniks të Gjermanisë.

Duke iu referuar burimeve, e përditshmja gjermane Di Velt raportoi sot se qeveria holandeze dhe daneze kanë hequr dorë nga dërgimi i tankeve "Leopard 2" në Ukrainë.

“E di që ka qindra tanke në ushtritë e BE-së, disa prej të cilave duhet të rinovohen, por atëherë duhet ta bëni shpejt, sepse në pranverë do të jetë tepër vonë”, tha ai.

Holanda ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrim për dërgimin e mundshëm të tankeve "Leopard 2" në Ukrainë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR