• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Borrell: Ndërprerja mbështetjes për palestinezët do të ishte dhurata më e mirë për Hamasin

Borrell: Ndërprerja mbështetjes për palestinezët do të ishte dhurata më e mirë për Hamasin

Bruksel, 10 tetor 2023 (MIA) - Në takimin e sotëm të jashtëzakonshëm të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të BE-së, me shumicë dërrmuese, me përjashtim të dy ose tre anëtarëve, u mor vendim që Unioni duhet të vazhdojë të mbështesë dhe financojnë autoritetet palestineze dhe nuk do të ketë shkurtime në pagesën e ndihmës zhvillimore, deklaroi sonte në Muskat përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borrell.

"Komisioni Evropian dhe disa vende-anëtare kanë propozuar rishikim të asaj se kush i merr këto fonde, për t'u siguruar që nuk ka asnjë lidhje midis mbështetjes sonë dhe aktiviteteve terroriste të Hamasit, por ai rishikim nuk duhet të jetë një justifikim për shtyrjen e bashkëpunimit tonë", theksoi Borrell në konferencën për shtyp pas takimit të jashtëzakonshëm të krerëve të diplomacisë së BE-së kushtuar konfliktit izraelito-palestinez.

Sipas tij, do të ishte një gabim i madh ndërprerja e bashkëpunimit me autoritetet palestineze në këtë moment kritik, sepse do të ishte dhurata më e madhe që mund t'i jepej Hamasit dhe do të rrezikonte marrëdhëniet e Unionit me botën arabe.

"Në kushtet kur ka një numër në rritje të personave të zhvendosur, nuk duhet të ndalojmë mbështetjen", tha Borrell, duke theksuar se BE-ja duhet përkundrazi ta rrisë mbështetjen humanitare për viktimat e ngjarjeve tragjike aktuale.

Borrell theksoi se në takim janë diskutuar "momentet dramatike me të cilat po përballemi që nga e shtuna, kur Hamasi sulmoi Izraelin me vrasje masive të civilëve dhe rrëmbime", ndërsa ministrat ndanë qëndrimet dhe reagimet e tyre për zhvillimet në terren.

Sipas tij, këto ngjarje kritike duhet të rrisin ndërgjegjësimin për nevojën për t'u kthyer te problemi i palestinezëve dhe Izraelit.

"Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes, por duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Megjithatë, disa vendime kundërshtojnë këtë të drejtë", shtoi Borrell.

Ai theksoi se Unioni duhet të vazhdojë bashkëpunimin me autoritetet palestineze, sepse, siç tha ai, ka një dallim të qartë mes Hamasit dhe popullit dhe autoriteteve palestineze.

"Ne e konsiderojmë Hamasin një organizatë terroriste dhe lëvizja e konfirmoi këtë duke u sjellë në këtë mënyrë, por autoritetet palestineze janë diçka krejtësisht ndryshe. Autoritetet palestineze janë partneri ynë. Ne nuk bashkëpunojmë me Hamasin, por bashkëpunojmë, mbështesim dhe do të punojmë me autoritetet palestineze. Të gjithë palestinezët nuk janë terroristë, kështu që ndëshkimi kolektiv i të gjithë palestinezëve do të ishte i padrejtë dhe kundërproduktiv. Kjo do të ishte kundër interesit tonë dhe interesit të paqes", shtoi Borrell.

Ai theksoi se BE-ja duhet të forcojë bashkëpunimin me botën arabe dhe të mbështesë përpjekjet e Arabisë Saudite, Lidhjes së shteteve arabe, Egjiptit dhe Jordanisë për të ringjallur procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Borrell shtoi se është riafirmuar mbështetja e zgjidhjes për krijimin e dy shteteve - Izrael dhe Palestinë, sepse siç tha, nuk dimë për një zgjidhje tjetër. mb/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR