• e diel, 22 dhjetor 2024

Borrell: Mënyra më e lehtë për t'i dhënë fund luftës është që Putini ta tërheq ushtrinë

Borrell: Mënyra më e lehtë për t'i dhënë fund luftës është që Putini ta tërheq ushtrinë

Bruksel, 1 shkurt 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë evropiane, Zhosep Borrell, deklaroi sot se mënyra më e lehtë për t'i dhënë fund luftës dhe vuajtjeve që ajo shkakton është që presidenti rus Vladimir Putin të tërheqë trupat e tij dhe ta ndalojë sulmin në Ukrainë, por që të gjithë ata që tentuan të negocionin me të “u kthyen duarbosh”.

Zyrtari më i lartë i BE-së shkroi në një blog në faqen e internetit të Shërbimit evropian për çështje të jashtme se "Evropianët do të qëndrojnë gjithmonë të hapur për këdo që është serioz për të kërkiuar një zgjidhje përmes negociatave" dhe se kjo është një pikë kyçe për të cilën ai do të vazhdojë të këmbëngulë.

“Ajo që Rusia e quan një operacion ushtarak special nuk është asgjë më pak se një pushtim i plotë i një vendi sovran. Rusia vret civilë ukrainas, shkatërron shtëpi, spitale dhe termocentrale. Ajo që po ndodh në Ukrainë është një shkelje e qartë e Kartës së OKB-së dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla", shkroi ai.

Borrell shtoi se lufta e Rusisë është po aq kërcënim për Evropën sa është për Afrikën dhe të tjerët, megjithëse po ndodh në tokën evropiane, ajo prek të gjithë botën duke shkaktuar një krizë ushqimore që prek miliona njerëz dhe se vizita e Lavrov është pjesë e përpjekjeve të Rusisë, për të shmangur izolimin ndërkombëtar dhe për të zgjeruar ndikimin e saj në Afrikë.

“BE nuk po kërkon nga Afrika e Jugut apo ndonjë prej partnerëve tanë që thjesht të zgjedhin një anë midis Rusisë dhe Perëndimit”. Ajo që kërkojmë nga Afrika e Jugut dhe të gjitha vendet është të qëndrojnë pranë parimeve dhe vlerave të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”, shkroi Borrell. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR