• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borrell Do të kërkoj nga liderët e BE-së mbështetje të fuqishme për propozimin rreth Kosovës "që është në tavolinë"

Borrell Do të kërkoj nga liderët e BE-së mbështetje të fuqishme për propozimin rreth Kosovës

Bruksel, 9 shkurt 2023 (MIA) - Përfaqësuesi ilartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borrell, deklaroi se në samitin e sotëm do të kërkojë nga liderët e BE-së mbështetje të fuqishme për propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që është "mbi tavolinë".

“Do të kërkoj nga liderët mbështetje të fuqishme për të shmangur çdo përshkallëzim dhe do t'u kërkoj që të punojnë seriozisht në këtë propozim, që është mënyra e vetme për të zgjidhur dhe normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Borrel para takimit në Bruksel.

Ai tha se do t'i informojë liderët e BE-së për situatën në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, zhvillimet e fundit dhe kontaktet e fundit.

“Propozimi është në tavolinë. I ftoj dy liderët (të Serbisë dhe të Kosovës) të vijnë sërish në Bruksel – së shpejti, pas disa javësh – në mënyrë që ta shtyjnë përfundimisht atë propozim”, tha Borrell.

Duke vlerësuar se "çdo gjë shkon nga kriza në krizë", Zhozep Borrell theksoi se "tani është koha për deeskalim dhe punë konstruktive". mb/

QËNDRONI TË LIDHUR