• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borrell: BE-ja e dënon aktin tronditës të terrorit në Kerman dhe shpreh solidaritet me popullin iranian

Borrell: BE-ja e dënon aktin tronditës të terrorit në Kerman dhe shpreh solidaritet me popullin iranian

Bruksel, 4 janar 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian i dënon fuqishëm shpërthimet në qytetin iranian Kerman, deklaroi sot në një deklaratë me shkrim përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borrell, me rastin e incidentit të djeshëm në të cilin, sipas të dhënave të fundit, kanë humbur jetën 84 persona.

"Ky akt tronditës terrori i kushtoi jetën, civilëve të pafajshëm dhe plagosi shumë. BE-ja shpreh solidaritetin e saj me popullin iranian. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre", tha Borrell në një deklaratë të shkurtër.

Shpërthimet ndodhën në qytetin juglindor iranian Kerman në afërsi të varrit të gjeneralit me ndikim iranian Kasem Sulejmani gjatë një ceremonie përkujtimore që shënonte përvjetorin e katërt të vdekjes së tij. Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR