• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Borrell: Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë fuqishëm e bashkuar kundër terrorizmit

Borrell: Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë fuqishëm e bashkuar kundër terrorizmit

Bruksel, 23 mars 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Zhosep Borrell, deklaroi sot se bashkësia ndërkombëtare duhet të bashkohet fuqishëm kundër terrorizmit, pas sulmit në Moskë, në të cilin sipas informacioneve të fundit, janë vrarë më shumë se njëqind njerëz.

“E dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm që ndodhi mbrëmë në Moskë. Terrorizmi edhe një herë synoi njerëz të pafajshëm. Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbetet fort i bashkuar në luftën kundër terrorizmit”, tha Borrell në platformën “Iks”. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR