• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borisov: Eurokomisarja, Maria Gabriel - kandidate e GERB për kryeministre të Bullgarisë

Borisov: Eurokomisarja, Maria Gabriel - kandidate e GERB për kryeministre të Bullgarisë

Sofje, 10 maj 2023 (MIA) - Në mandatin tonë, kandidat për kryeministër të Bullgarisë do të jetë eurokomisarja aktuake Maria Gabriel, paralajmëroi lideri i GERB, Bojko Borisov.

Pas hapjes së seancës plenare ai e mori fjalën në emër të grupit të deputetëve të GERB-SDS. Vendi më adekuat për ndarjen e ideve dhe qëllimeve tona është foltorja e Kuvendit, theksoi Borisov.

Lideri i GERB potencoi se risitë, përfshirë hulumtimin shkencor, kulturën dhe të rinjtë janë në dikasterin e Bullgarisë dhe eurokomisares bullgare - Tema për të cilat, mendoj, të gjithë kemi shkruar shumë në programet tona, shtoi ai.

Borisov tha se do t'i plotësojnë kushtet kushtetuese. Ai sqaroi se meqë Maria Gabriel është ushtruese e detyrës eurokomisare, e cila gjithashtu duhet të marrë pjesë në takimin e G-7, ekzistojnë procedura juridike përmes të cilave ajo duhet të kalojë.

"Për këtë grupi ynë parlamentar në kontakt grupet e veta do t'u kontaktojë që të mund t'i mbajë takimet dhe t'i ndërmerr detyrimet si kandidat për kryeministër i porositi Borisov forcat tjera politike.

Kryeministri teknik Galab Donev e definoi përzgjedhjen e Maria Gabrielit për kandidate për kryeminstre të GERB-SDS si të mirëmenduar. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR