• e enjte, 04 dhjetor 2025

Borell: Pezullimi i Izraelit nga programi Horizont është shaka e keqe

Borell: Pezullimi i Izraelit nga programi Horizont është shaka e keqe

Bruksel, 1 gusht 2025 (MIA) - Ish shefi i dilomacisë evropiane, Zhozep Borell, vlerësoi se propozimi për të pezulluar qasjen e Izraelit në programin hulumtues Horizont të Bashkimit Evropian është "shaka e keqe, duke pasur parasysh krimet që po ndodhin në Gazë".

"Nëse kjo është e vetmja përgjigje që Komisioni Evropian është i aftë të pranojë para asaj që po bën Izraeli, kjo është shaka. Një shaka e keqe. Ndërsa vendet anëtare të BE-së as nuk mund ta miratonin", tha Borell në intervistë me portalin EUObserver me seli në Bruksel.

Komisioni Evropian këtë javë propozoi pezullim të pjesshëm të pjesëmarrjes së Izraelit në programin e BE-së për hulumtim dhe inovacione Evropa Horizont (Horizon Europe) si përgjigje të krizës humanitare në Gazë, por propozimi nuk mori mbështetje nga një numër i mjaftueshëm i vendeve anëtare.

Pezullimi ka të bëjë me qasjen e bizneseve të vogla me seli në Izrael në Këshillin Evropian për Inovacione (EIC), i cili është pjesë e programit Horizont me vlerë prej 10,1 miliardë euro. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR