• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blushi për ambasadoren Kim: Kërcënimet ndaj SPAK-ut vijnë nga Rama, jo nga Meta

Blushi për ambasadoren Kim: Kërcënimet ndaj SPAK-ut vijnë nga Rama, jo nga Meta
Tiranë, 24 gusht 2022 (MIA) – Pas reagimit të ashpër të ambasadores amerikane, Juri Kim, ndaj ish-presidentit shqiptar, ka ardhur reagimi përmes Tedi Blushit, sekretar i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, kryetar i të cilit është Meta, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Tirana. Ai i thotë ambasadores se “kërcënimet ndaj Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK, për reformat në drejtësi vijnë nga kryeministri Rama, jo nga Meta dhe Partia e Lirisë”. “Mbështesim të gjitha thirrjet që dënojnë sulmet dhe presionet politike të Edi Ramës ndaj SPAK-ut dhe drejtësisë. Partia e Lirisë është e vendosur të ndihmojë dhe inkurajojë çdo ditë SPAK-un, ashtu siç e bën, duke e furnizuar me prova të pakundërshtueshme dhe dokumente origjinale që vërtetojnë vjedhjet e shëmtuara të Edi Ramës dhe bandës së tij, kryesisht nëpërmjet aferës me inceneratorët, shprehet Blushi. Ai thotë se Partia e Lirisë pret me durim që SPAK të veprojë pa vonesë për kallëzimin penal dhe që abuzuesit e taksave të shqiptarëve të marrin menjëherë dënimin e merituar dhe të shumëpritur nga populli shqiptar. "I bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga përpjekjet e tij për ta bërë SPAK-un një lodër të PS-së, siç tha në kongresin e partisë më 9 maj, kur ndër të tjera tha se SPAK nuk do të ekzistonte nëse nuk do të ekzistonte kjo parti. Kërcënime dhe shantazhe të tilla nga partia shtet komprometojnë rëndë funksionimin e drejtësisë së pavarur, përfundon Blushi. Pas reagimit të Metës, ku personi i parë i SPAK-ut Arben Kraja, e cilësoi si “shërbëtor partie”, ambasadorja Kim shkruan në një postim se “kërcënimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe përpjekja për të prishur reformën në drejtësi nuk mund të pranohen si normale në një vend kandidat për në BE dhe anëtar të NATO-s”, duke shtuar se “kjo tregon se askush nuk është mbi ligjin”. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR