• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinken: Vdekja e liderit të Hamasit ofron mundësi të rëndësishme për t'i dhënë fund luftës në Gaza

Blinken: Vdekja e liderit të Hamasit ofron mundësi të rëndësishme për t'i dhënë fund luftës në Gaza

Tel-Aviv, 23 tetor 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, gjatë vizitës së tij në Izrael, deklaroi se vrasja e liderit të Hamasit paraqet një "mundësi të rëndësishme" për t'i dhënë fund luftës në Gaza.

"Unë sinqerisht besoj se vdekja e (Jahja) Sinvar krijon një mundësi të rëndësishme për të kthyer pengjet, për t'i dhënë fund luftës dhe për të garantuar sigurinë e Izraelit", tha Blinken gjatë një takimi me presidentin izraelit Isak Hercog, që pasoi pas bisedimeve të tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.

Blinken, në takimin e tij me Netanjahun, i bëri thirrje gjithashtu Izraelit që të përdorë mundësitë që janë krijuar që nga vdekja e Sinvar për të siguruar lirimin e pengjeve izraelitë, të cilët janë mbajtur nga Hamasi në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit izraelito-palestinez.

Ai mbërriti në Izrael dje në vizitën e tij të 11-të në rajon që nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit palestinez në Gaza më 7 tetor të vitit të kaluar.

Udhëheqësi i Hamasit, Jahja Sinvar është vraë në një sulm ajror izraelit më 16 tetor në Rafah në Rripin e Gazës. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR