• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinken me dënim për aksionet e Qeverisë së Kosovës për qasjen e dhunshme deri te ndërtesa komunale në veri të vendit

Blinken me dënim për aksionet e Qeverisë së Kosovës për qasjen e dhunshme deri te ndërtesa komunale në veri të vendit

Uashington, 26 maj 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot në një reagim në Tuiter i ka bërë thirrje Kurtit të ndalojë menjëherë këto veprime që ai i ka quajtur “masa të dhunshme” dhe të ripërqendrohet në dialog.

Blinken u shpreh se kjo qeveri i ndërmori këto veprime në kundërshtim me këshillat e SHBA-së dhe partnerëve evropianë të Kosovës.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, theksoi Blinken.

Ndryshe, Policia e Kosovës përdori gazin lotsjellës dhe shok-bombat për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar rreth objekteve komunale.

Paraprakisht, Policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se pesë pjesëtarë të saj pësuan lëndime, ndërsa katër makina u dëmtuan gjatë përleshjeve. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR