Blinken mbërrin në Turqi
- Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, ka mbërritur sot pasdite në Turqi, me çka e filloi turneun e tij të katërt në Lindjen e Afërt që nga shpërthimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit tre muaj më parë.
- Post By Melahat Baftija
- 17:46, 5 janar, 2024

Ankara, 5 janar 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, ka mbërritur sot pasdite në Turqi, me çka e filloi turneun e tij të katërt në Lindjen e Afërt që nga shpërthimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit tre muaj më parë.
Blinken pritet që nesër në Stamboll të takohet me homologun e tij turk Hakan Fidan dhe me presidentin Rexhep Taip Erdogan, përpara se të udhëtojë në Greqi më vonë gjatë ditës.
Ai duhet t'i vizitojë edhe Bregun Perëndimor dhe Izraelin. mb/
Foto: MIA