Blinken ka biseduar me Çavushogllun për ndihmën pas tërmetit
- Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, ka biseduar në telefon me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çaushogllu, për të shprehur mbështetjen e tij pas tërmetit shkatërrues.

Uashington, 10 shkurt 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, ka biseduar në telefon me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çaushogllu, për të shprehur mbështetjen e tij pas tërmetit shkatërrues.
Siç njoftoi Departamenti i Shtetit, biseda e djeshme kishte të bënte me atë se si SHBA-ja mund të ofrojnë ndihmë për Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Prajs deklaroi se SHBA-ja do të vazhdojë të kërkojë qasje të papenguar humanitare në Siri dhe i kërkoi qeverisë së presidentit sirian Bashar al Asad që të lejojë menjëherë ndihmën përmes të gjitha pikave kufitare. mb/