• e diel, 22 dhjetor 2024

Biseda Blinken-Kuleba për pretendimet e Rusisë se Kievi po përgatiste një "bombë të pistë"

Biseda Blinken-Kuleba për pretendimet e Rusisë se Kievi po përgatiste një
Uashington, 24 tetor 2022 (MIA) - Sekretari i Shtetit Entoni Blinken  mbrëmë në një bisedë me kolegun e tij ukrainas Dimitrij Kuleba ka deklaruar se SHBA-ja i hedhin poshtë pretendimet e rreme të autoriteteve ruse se Ukraina po përgatitet të përdorë një "bombë të pistë", njoftuan nga Departamenti i Shtetit. "Sekretari Blinken i tha ministrit të Jashtëm Kuleba se SHBA-ja po hedh poshtë pretendimet e rreme të ministrit rus të Mbrojtjes Sergej Shojgu se Ukraina po përgatitet të përdorë një bombë të pistë në territorin e saj", deklaroi zëdhënësi Ned Prajs.

Blinken tha se "bota do të shohë çdo përpjekje nga Rusia për t'i përdorur këto akuza si pretekst për përshkallëzim".

Në kumtesë citohet se ai shpreh mbështetjen e vendosur të SHBA-së për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës.

"Ata diskutuan gjithashtu angazhimet ndërkombëtare dhe të SHBA-së për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën, me asistencë të paprecedentë të sigurisë, ndihmës ekonomike dhe humanitare, sipas nevojës, derisa Rusia bën thirrje në  përgjegjësi.

SHBA-ja dhe Ukraina po bëjnë përpjekje të mëdha për të menaxhuar implikimet më të gjera të luftës së presidentit Putin, thuhet në kumtesë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR