Bisedë telefonike Vuçiq-Lavrov për marrëdhëniet bilaterale, Kosovën dhe BeH-në
- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot bisedoi në telefon me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov për situatën në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, si dhe për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik midis Beogradit dhe Moskës.
- Post By Ramize Qamili
- 17:09, 26 gusht, 2025
Beograd, 26 gusht 2025 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot bisedoi në telefon me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov për situatën në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, si dhe për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik midis Beogradit dhe Moskës.
Në një publikim në Instagram, Vuçiqi shkroi se me shefin e diplomacisë para së gjithash biseduan për situatën politike në rajon dhe krizën e shkaktuar nga, siç theksoi, "sulmet e vazhdueshme ndaj Republikës Srpskës nga jashtë".
Ai e informoi Lavrovin edhe për situatën në Kosovë dhe për, siç tha, "përpjekjet për të dëbuar vazhdimisht serbët nga trojet e tyre shekullore, si dhe për heshtjen e një pjese të madhe të bashkësisë ndërkombëtare".
Sipas Vuçiqit, në një "bisedë të gjatë dhe të përzemërt" u shqyrtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa u ra dakord të vazhdohet bashkëpunimi ekonomik dhe pjesëmarrja në projekte të përbashkëta.
"Analizuam dhe çështjet politike, me dëshirën për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin në forumet dhe institucionet ndërkombëtare", shtoi presidenti serb. rq/
Foto: profili në Instagram i presidentit të Serbisë