Bisedë telefonike Blinken-Kuleba

Uashington, 21 janar 2022 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken sot realizoi bisedë telefonike me ministrin e punëve të jashtme të Ukrainës, Dimitrij Kuleba, i fokusuar në sistemimin e ushtrisë ruse në kufirin ukrainas.
Gjatë bisedës, sekretari e brifoi ministrin për takimet me aleatët dhe me persona zyrtarë rus të dielën në Berlin dhe në Gjenevë, duke theksuar se ç'farëdo lloj sulmi i ushtrisë ruse do të përballej me një përgjigje të shpejtë, të ashpër dhe të bashkuar nga SHBA-ja dhe aleatët", kumtoi zëdhënësi Ned Prajs.
"Sekretari shtetëror sërish theksoi mbështetje vendosëse të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe tregoi se nuk do të sjellë vendim për Ukrainën pa Ukrainën", deklaroi Prajs. sa/