• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bilçik: BE-ja është e gatshme për zgjerim, Beogradi dhe Prishtina t'i normalizojnë raportet

Bilçik: BE-ja është e gatshme për zgjerim, Beogradi dhe Prishtina t'i normalizojnë raportet

Bruksel, 13 shtator 2023 (MIA) - Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik deklaroi sot se BE-ja është e gatshme që energjinë e saj, burimet dhe vullnetin politik t'i orientojë drejt procesit të zgjerimit dhe theksoi se zgjerimi mund të ndodh menjëherë sapo që vendet-kandidate të jenë të gatshme dhe t'i plotësojnë kushtet.

Ai në Bruksel deklaroi se Beogradi dhe Prishtina duhet t'i normalizojnë raportet dhe se shpreson në lajme premtuese nga takimi i nesërm mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Bilçik, duke e komentua fjalimin e sotëm të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, lidhur me zgjerimin e BE-së, përmendi se rëndësia e zbatimit të reformave dhe hamonizim i Serbisë me politikën e BE-së. mb/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR