Bi-Bi-Si do t’i kundërvihet Trampit, nuk ka bazë për padi për shpifje
- Bi-Bi-Si-ja britanike do të kundërshtojë çdo veprim ligjor të ngritur nga Donald Trampi kundër saj, i deklaroi drejtori i servisit radiodifuziv publik stafit të saj të premten, duke shtuar se nuk ka bazë për një pretendim për shpifje mbi mënyrën se si është redaktuar një nga fjalimet e presidentit amerikan.
- Post By Ramize Qamili
- 17:38, 17 nëntor, 2025
Londër, 17 nëntor 2025 (MIA) - Bi-Bi-Si-ja britanike do të kundërshtojë çdo veprim ligjor të ngritur nga Donald Trampi kundër saj, i deklaroi drejtori i servisit radiodifuziv publik stafit të saj të premten, duke shtuar se nuk ka bazë për një pretendim për shpifje mbi mënyrën se si është redaktuar një nga fjalimet e presidentit amerikan.
Trampi të premten deklaroi se ka të ngjarë të padisë Bi-Bi-Si-në këtë javë për deri në 5 miliardë dollarë dëmshpërblim, pasi radiodifuzioni bashkoi në mënyrë të panatyrshme dy pjesë të fjalimit të Trampit dhe krijoi përshtypjen se presidenti amerikan po bënte thirrje hapur për rastet që ndodhën në Kapitoll në janar të vitit 2021
Drejtori i Bi-Bi-Si-së, Samir Shah, i dërgoi letër personale Trampit për të kërkuar falje për montimin, kumtoi radiodifuzioni publik, por shtoi se ai mohoi fuqimisht se kishte ndonjë bazë për një pretendim për shpifje.
Trampi të premten u tha gazetarëve se do të kërkonte midis 1 miliard dhe 5 miliardë dollarë.
"Mendoj se duhet ta bëj. Dhe ata madje pranuan se kishin mashtruar", tha ai. rq/
Foto: arkivi i MIA-s