• e premte, 05 dhjetor 2025

Besent: Sanksionet ndaj Rusisë do të jenë aseti kryesor i Trampit në negociatat me Putinin

Besent: Sanksionet ndaj Rusisë do të jenë aseti kryesor i Trampit në negociatat me Putinin

Uashington, 13 gusht 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp do ta përdorë temën e sanksioneve si mjet negociues në takimin e tij të ardhshëm me presidentin rus Vlladimir Putin në Alaskë, deklaroi ministri i Financave amerikane, Skot Besent.

"Sanksionet mund të forcohen, mund të lehtësohen dhe mund të kenë afate kohore. Të gjitha opsionet janë në tryezë", tha Besent për televizionin "Blumberg".

Ai shtoi se është e rëndësishme që edhe aleatët evropianë të përfshihen në zbatimin e sanksioneve, me qëllim rritjen e fuqisë negociuese të Perëndimit.

Takimi midis Trampit dhe Putinit të premten do të jetë samiti i parë ruso-amerikane që nga viti 2021 dhe do t'i kushtohet mundësive të përfundimit të luftës në Ukrainë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR