Berlini evakuoi mbi 20.000 persona për shkak të deaktivizimit të dy bombave nga Lufta e Dytë Botërore
- Autoritetet në Berlin planifikojnë sot të deaktivizojnë dy bomba të Luftës së Dytë Botërore, duke detyruar evakuimin e mijëra njerëzve në kryeqytetin gjerman, publikoi DPA.
- Post By Ramize Qamili
- 10:23, 19 shtator, 2025
Berlin, 19 shtator 2025 (MIA) - Autoritetet në Berlin planifikojnë sot të deaktivizojnë dy bomba të Luftës së Dytë Botërore, duke detyruar evakuimin e mijëra njerëzve në kryeqytetin gjerman, publikoi DPA.
Një bombë është në afërsi të një zone turistike të njohur në qendër të qytetit, ku policia urdhëroi evakuimin e rreth 10.000 personave. Bomba tjetër është në pjesën perëndimore të kryeqytetit, ndërsa rreth 12.400 persona u urdhëruan që të evakuohen për shkak të saj.
Zbatuesit e ligjit kumtuan se evakuimet nuk prekën objektet mjekësore. Megjithatë, zonat në të cilat janë rrethuar janë ambasadat dhe ndërtesat administrative.
Rrugët janë mbyllur, ndërsa një linjë e metrosë është pezulluar përkohësisht. Janë siguruar strehimore të përkohshme për personat, të cilët nuk mund të qëndrojnë tek miqtë ose të afërmit. rq/bsh/
Foto: EPA