• e premte, 05 dhjetor 2025

Belgjika paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez dhe sanksione kundër Izraelit

Belgjika paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez dhe sanksione kundër Izraelit

Bruksel, 2 shtator 2025 (MIA) - Belgjika do ta njohë shtetin palestinez në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (APKB) këtë muaj dhe do të vendosë një pako prej 12 sanksionesh kundër Izraelit, kumtoi sot ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës dhe zëvendëskryeministër, Maksim Prevo.

"Palestina do të njihet nga Belgjika në seancën e KB-së! Kundër Qeverisë izraelite do të vendosen sanksione të forta", shkroi Prevo në rrjetin social Iks.

Midis sanksioneve është ndalesa e importimit të produkteve nga vendbanimet izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe një revizion i furnizimeve publike me kompanitë izraelite.

Prevo, anëtar i Qendrës së Partisë Demokratike Kristiane, deklaroi se Belgjika po e bën këtë premtim "duke marrë parasysh tragjedinë humanitare që po bëhet në Palestinë, veçanërisht në Gazë". Ai shtoi se njohja do të formalizohet pas çlirimit të të burgosurit të fundit nga Gaza dhe pastaj "Hamasi më nuk do të ketë asnjë rol në qeverisjen me Palestinën".

Kryeministri belg Bart de Vever muajin e kaluar vlerësoi se njohja duhet të kushtëzohet me kritere të rrepta.

Franca dhe Arabia Saudite me 22 shtator do të jetë nikoqir i takimit për njohjen e Palestinës në kuadër të APKB-së, ndërsa Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe paralajmëruan se gjithashtu do ta njohin, por me kushte të caktuara.

Deri në prill të këtij viti, 147 vende - ose 75 për qind të anëtarëve e KB-së - e kanë njohur tashmë shtetin palestinez. rq/bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR