• e shtunë, 23 nëntor 2024

BE-ja propozon që të zhbllokohen mjetet e bankave ruse që t'i ndihmohet tregtisë me ushqim

BE-ja propozon që të zhbllokohen mjetet e bankave ruse që t'i ndihmohet tregtisë me ushqim
Bruksel, 19 korrik 2022 (MIA) - Komisioni Evropian deri tek vende-anëtare të Bashkimit Evropian ka dorëzuar dokument me çka propozohet që të lirohen "mjete të caktuara" nga bankat ruse të ngrira pas sanksioneve të BE-së me qëllim që të ndihmohet në rindërtimin e tregtisë me prodhimet bujqësore dhe ushqimore. "BE-ja dëshiron të bëjë me dije se asgjë në sanksionet nuk e pengon transportin e grurit nga Rusia ose Ukraina... Autoritetet kompetente të vendeve anëtare mund të miratojnë lirimin e disa fondeve të ngrira ose burimeve ekonomike që u përkasin bankave, pasi të përcaktojnë se ato fonde janë të nevojshme për blerjen, importin ose transportin e produkteve bujqësore dhe ushqimore, përfshirë drithërat dhe mbeturinat", theksohet në dokument. Sipas një diplomati të paemëruar, se kjo ka të bëjë me shtatë banka ruse dhe se vendet-anëtare së shpejti duhet të vendosin për këtë. Presidenti i Senegalit dhe kryetar aktual i Unionit Afrikan, Meki Sal, kohën e fundmi shprehu shqetësim për pasojat nga sanksionet evropiane ndaj tregtisë së drithërave, në veçanti për përjashtimin e bankave kryesore ruse nga sistemi financiar ndërkombëtar Suift, i cili është kyç për transferin e parave.  fb/

QËNDRONI TË LIDHUR