BE-ja ndau një milion euro dhe 130 ton ndihma, për viktimat nga tërmeti në Afganistan
- BE-ja miratoi mjete në vlerë prej një milionë euro për financim humanitar të nevojave urgjente të popullsisë së prekur nga tërmeti i fuqishëm të dielën që goditi pjesën verilindore të Afganistanit.
- Post By Ramize Qamili
- 12:53, 3 shtator, 2025
Bruksel, 3 shtator 2025 (MIA) - BE-ja miratoi mjete në vlerë prej një milionë euro për financim humanitar të nevojave urgjente të popullsisë së prekur nga tërmeti i fuqishëm të dielën që goditi pjesën verilindore të Afganistanit.
Në mënyrë shtesë, BE-ja vendosi të donojë dhe rreth 130 ton ndihma humanitare nga rezervat e tyre. Kjo ndihmë, e cila përfshinë tenda, veshje, materiale mjekësore dhe mjete për pastrimin e ujit, do të dorëzohen përmes dy fluturimeve humanitare prej Kabuli të financuara nga BE-ja, të cilat duhet të relaizohen gjatë kësaj jave.
Mjetet e financuara shtesë, megjithatë, do të shpërndahen përmes partnerëve humanitarë të BE-së, të cilët tashmë po zbatojnë operacione të ndihmës në terren.
BE-ja ka aktivizuar dhe shërbimin satelitor Kopernik për të prodhuar harta për raste emergjente, që do të ndihmojnë në dërgimin e ndihmës.
Këto mjete kanë të bëjnë me 161 milionë euro të ndara më parë për ndihmë humanitare në vitin 2025 për organizatat humanitare që veprojnë në Afganistan.
Të dielën, provincat verilindore afgane Kunar, Nangahar dhe Lagman i ka goditur një tërmet me intensitet prej gjashtë ballë, pas çka, sipas të dhënave të disponueshme, humbën jetën të paktën 800 persona. Ekziston frika se numri përfundimtar i viktimave mund të jetë më i lartë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s