• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja ju bëri thirrje deputetëve të Kosovës ta votojnë kodin civil me të cilin legalizohen bashkësitë e së njëjtës gjini

BE-ja ju bëri thirrje deputetëve të Kosovës ta votojnë kodin civil me të cilin legalizohen bashkësitë e së njëjtës gjini
Prishtinë, 29 prill 2022 (MIA) - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Shinjog informoi se BE-ja e ka përfunduar ekspertizën e Kodit Civil, me të cilin, mes tjerash, lejohet formimi i bashkësive të personave të të njëjtës gjini, dhe i bëri thirrje Kuvendit të Kosovës që ta miratojë sa më shpejtë, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Shinjog përmes faqes së tij në Tuiter porositi se kodi i ri civil i Kosovës iu garanton mbrojtje të të drejtave të gjithë njerëzve në shtet, sipas vlerave të BE-së. "Sot e shënuam kompletimin e mbështetjes së BE-së për zhvillimin e draftit të Kodit Civil. Jam krenar që kemi draft-kod i cili i siguron të drejtat e të gjithë njerëzve në Kosovë, sipas vlerave të BE-së. Ju bëj thirrje deputetëve që ta miratojnë Kodin dhe ta riafirmojnë mbështetjen e BE-së për zbatimin e tij", shkroi Shinjog. Më 16 mars të këtij viti në Kuvendin e Kosovës ishte hedhur poshtë propozimi i qeverisë së Albin Kurtit për Kodin Civil. Kundër ligjit votuan 29 deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) - 28 ishin "për" dhe katër "të përmbajtur" - edhe krahas thirrjes së liderit të partisë, kryeministrit Kurti dhe të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu që ligji të miratohej. Duke ju bëri thirrje deputetëve që ta mbështesin propozimin qeveritar, Kurti deklaroi se me të nuk legalizohen martesat e së njëjtës gjini, por lejohet vetëm bashkëjetesa e personave të bashkësive LGBT. Opozita e bojkoton votimin, duke porositur se pret që partia qeveritare dhe partnerët e saj të koalicionit t'i sigurojnë votat e nevojshme për mbështetje të propozimit të Qeverisë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR