• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja e tërhoqi grantin prej 28 milionë euro për portin e Durrësit

BE-ja e tërhoqi grantin prej 28 milionë euro për portin e Durrësit
Tiranë, 24 nëntor 2022 (MIA) - BE tërhiqet nga investimi projektues për portin e Durrësit, grant prej 28 milionë eurove dedikuar për mbështetje të projektit për rikosntruim të një pjese të terminalit në portin të madh shqiptar, lajmëroi Top çenëll.
Shton se në ueb faqen zyrtare të "Korniza investuese e Ballkanit Peërndimor", ky projekt tashmë ka statusin "anuluar".
"Në përshkrimin e projektit në këtë faqe, investimi i financuar nga BE do të mundësonte rritjen e kapaciteteve përpunuese të anijeve, rritjen e thellësisë së projektuar me qëllim ankorimin e anijeve me tonazh të madh si dhe do të rriste qëndrueshmërinë e kalatave për tonazhet e larta", thekson Televizioni.
Porti i Durrësit aktualisht trajton rreth 90% të shkëmbimit detar të vendit në tonazh dhe 53% të të gjithë tregtisë ndërkombëtare.
"Terminali ka gjithsej pesë kalata dhe ka një sipërfaqe prej 92,680 m2. Kalatat 1 dhe 2 janë në gjendje të keqe dhe të parregullt. E para u ndërtua në vitin 1972 dhe e dyta midis viteve 1945 dhe 1951. Disa rehabilitime u kryen në vitin 1994. Megjithatë, elementët strukturorë nën ujë tregojnë shenja korrozioni të konsiderueshëm, gjë që pengon funksionimin e sigurt të kapaciteteve të mëdha të ngarkesave", thekson burimi i njejtë.
Për më tepër, thellësia e terminalit pranë kalatave varion midis 7 dhe 8.2 m, kështu që anije mallrash më të mëdha nuk mund të akomodohen në port. Projekti synon rehabilitimin e lidhjes hekurudhore midis Tiranës dhe Durrësit, duke sjellë në përfundim të saj krijimin e një seksioni të rëndësishëm multimodal si pjesë e korridorit të rrjetit bazë të transportit, duke forcuar lidhjet e Shqipërisë me Kroacinë dhe Italinë. Përveç kësaj, ata do t’i ofrojnë Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut akses në rrugët e transportit detar, thuhet në përshkrimin e projektit, nga i cili BE tashmë është tërhequr.
Anulimi i projektit, vjen ndërsa parlamenti pritet të kalojë sot me procedurë të përshpejtuar, marrëveshjen për projektin e ri për transformimin e portit të Durrësit.
Një projekt të cilin opozita e ka kundërshtuar me forcë, duke e konsideruar një aferë megakorruptive, të cilën e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
Plotësisht, për shkak të marrëveshjeve të anuluara për koncesione të Durrësit, Shqipëria është para dënimeve me shuma milionëshe. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR