• e shtunë, 21 dhjetor 2024

BE-ja e paralajmëroi rritjen e inflacionit për shkak të sulmeve në Detin e Kuq

BE-ja e paralajmëroi rritjen e inflacionit për shkak të sulmeve në Detin e Kuq

Bruksel, 15 janar 2024 (MIA) - Komisari për ekonomi i bashkimit Evropian, Paolo Xhentilonoi sot paralajmëroi se dhuna në Detin e Kuq e shkaktuar nga sulmet e huthëve, mund t'i rrisë çmimet e energjisë dhe ta rrisë inflacionin në BE. 

"E dimë se po e fillojmë këtë vit me rritje të dobër, me disa lajme të mira në tregun e punës, por është rritur shqetësimi për rreziqet e shkaktuara nga tensionet gjeopolitike", theksoi Xhentiloni në fillim të takimit të ministrave të financave të BE-së.

Ai shtoi se ajo që po ndodh në Detin e Kuq për momentin nuk ndikon në çmimet e energjenseve dhe inflacionit, por se duhet me shumë kujdes të përcillet situata, sepse pasojat mund të ndjehen në javët në vijim

Kryetari i kolexhit Kuins në Kembrixh dhe këshilltari kryesor ekonomik në gjigantin e shërbimeve financiare "Alian", Mohamed El-Erian", deklaroi për BBC sot se konflikti në Detin e Kuq po kërcënon botën me norma më të larta inflacioni, norma më të larta interesi norma hipotekore dhe rritje më të ulët ekonomike. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR