• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja demanton se është tërhequr nga propozimi për Beogradin dhe Prishtinën

BE-ja demanton se është tërhequr nga propozimi për Beogradin dhe Prishtinën

Bruksel, 21 nëntor 2022 (MIA)- Zëdhënësi për Punë të Jashtme, Peter Stano ka demantuar pohimet se Zhozep Borell është tërhequr nga propozimi për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

"Të gjitha pohimet se BE-ja tërhiqet nga propozimi për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë e cila mbështetet nga Gjermania, Franca dhe SHBA-ja, janë të pavërteta. BE-ja edhe më tej qëndron plotësisht pas këtij propozimi dhe inkurajon palët të dakordohen për tekstin pasi të jenë gati t'i dëshmojnë bashkësisë ndërkombëtare se janë të aftë të zgjedhin zgjidhje evropiane", shkroi Stano në demantin dërguar gazetarëve.

Më tej zëdhënësi në emër të Borellit shtoi se "ajo që tani është kyçe" është të shmanget përshkallëzimi.

"Kjo kërkon veprim të menjëhershëm nga të dyja palët- Kosova të mos caktojë gjoba, ndërsa Serbia të mos lëshojë targa të regjistrimit KM. Nuk mund të ketë kurrfarë negociatash nëse është prezent kërcënimi për dhunë", shtoi Stano. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR