• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja bën thirrje për mbështetje të Agjencisë së KB-së për refugjatët palestinezë

BE-ja bën thirrje për mbështetje të Agjencisë së KB-së për refugjatët palestinezë

Bruksel, 23 prill 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian sot u ka bërë thirrje donatorëve të Agjencisë së KB-së për refugjatët palestinezë (UNRVA) që të vazhdojnë të japin mbështetjen e tyre, një ditë pas publikimit të raportit, në të cilin përmenden problemet me neutralitetin politik të agjencisë.

“U bëj thirrje donatorëve që ta mbështesin UNRVA-n, e cila është me rëndësi jetike për refugjatët palestinezë”, shkroi sot eurokomisari për ndihmë humanitare Janez Lenarçiq në platformën Iks.

BE-ja është donatori më i madh i UNRVA-s.

Lenarçiq tha se e përshëndet raportin e porositur nga KB-ja nga ish-ministrja franceze e Punëve të Jashtme, Ketrin Kolona, për të cilin ai tha se "thekson sistemin e pajtueshmërisë të vendosur nga agjencia e KB-së" për të garantuar integritetin dhe neutralitetin e tij pas akuzës izraelite.mb/

Foto: MIA
 

 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR